top of page

Matcha: Një eliksir me përfitime të shumta

Në botën e pijeve, ekziston një eliksir jeshil që ka rrëmbyer zemrat e të apasionuarve të shëndetit dhe adhuruesve të çajit - çaji matcha.Ky çaj japonez ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm për aromën e tij unike, ngjyrën vibrante dhe një mori përfitimesh shëndetësore.


Çfarë është çaji Matcha?


Çaji Matcha është çaj jeshil i bluar imët, pluhur, me origjinë nga Japonia.Ndryshe nga çajrat tradicionalë ku gjethet nuk konsumohen pas përdorimit , çaji matcha bëhet duke bluar gjethet e çajit jeshil .Pluhuri matcha përzihet në ujë të nxehtë, duke krijuar një pije të pasur nga ana nutricionale.



ree

Gjithashtu mund të përdoret me qumësht ose në smoothie.


Përfitimet shëndetësore të çajit Matcha:


  1. Çaji Matcha është i pasur me antioksidantë, duke përfshirë një katekinë unike të quajtur epigallocatechin gallate (EGCG). Këto antioksidantë ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira në trup, duke parandaluar një sërë sëmundjesh të rrezikshme, përfshirë këtu edhe tumorin.

  2. Matcha përmban L-theanine, një aminoacid që nxit relaksimin pa shkaktuar përgjumje. Ajo funksionon në mënyrë sinergjike me kafeinën natyrale në matcha, duke siguruar një gjendje të qetë por edhe fokusi në të njëjtën kohë.

  3. Rrit nivelet e energjisë: Matcha ofron energji gjatë gjithë kohës, ndryshe nga kafja apo pijet e tjera me kafeinë që shkaktojnë nervozizëm.

  4. Përmbajtja e klorofilit në çajin matcha i jep ngjyrë të gjelbër unike dhe ndihmon në detoksifikimin natyral të trupit duke eliminuar toksinat e dëmshme dhe metalet e rënda.

  5. Çaji Matcha forcon sistemin imunitar për shkak të përqendrimit të lartë të mineraleve dhe antioksidantëve. Ndihmon në forcimin e mekanizmave mbrojtës të trupit, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve.

Si ta kuptoni nëse matcha që keni është 100% e pastër?

Matcha natyrale ka ngjyrë jeshile të fortë dhe të celët. Pluhuri duhet të jetë i imët, si shkumës i thërrmuar hollë. Në rast se bëni një test duke e fërkuar në dorë, nuk duhet të përmbajë kokrriza dhe duhet të jetë e vështirë për tu pastruar nga lëkura.


 
 
 

Comments


©Te drejtat te rezervuara per autorin
bottom of page