Sa kg mund të humbas në një muaj?
- Healthy Lifestyle Albania
- May 22, 2023
- 2 min read
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet në "botën" e dietave është:
Sa kilogramë mund të humbas në një muaj duke ndjekur një dietë?
Është e rëndësishme të kuptoni se çdo trup është unik dhe reagimi ndaj dietave ndryshon nga individi në individ. Megjithatë, ka disa faktorë që ndikojnë në procesin e humbjes së peshës dhe që mund t'ju ndihmojnë të kuptoni sa kilogramë mund të prisni të humbni në një muaj.

#1: Sa kalori konsumoni
Si rregull është që humbja e një kilogrami dhjam kërkon një deficit kalorik prej 7700 kalori. Kjo do të thotë se, për të humbur një kilogram në një javë, duhet të jeni në deficit kalorik prej rreth 1000 kalori në ditë. Megjithatë, është e rëndësishme të keni kujdes nëse ndiqni një dietë shumë të rreptë me deficit kalorik të madh (nën 1200 kalori), pasi kjo mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj duke shkaktuar anemi, probleme me tretjen, ngadalësim të metabolizmit dhe deficence të madhe mineralesh dhe vitaminash.
Ndaj është e këshillueshme që të jeni në deficit me 300-500 kalori dhe të kryeni ecje të shpejtë për 40 minuta.
#2: Struktura e trupit:
Gjendja e muskujve dhe sasia e lëngjeve në trupin tuaj mund të ndikojnë në peshën tuaj totale. Në fillim të një diete, pjesa më e madhe e humbjes fillestare të peshës është zakonisht uji dhe jo yndyrat. Kjo mund të rezultojë në një humbje të dukshme peshe në fillim. Prandaj, është e rëndësishme të konsideroni strukturën e trupit tuaj dhe të mos mbështeteni vetëm në numrat e peshores.
#3: Gjendja shëndetësore dhe faktorë të tjerë
Shëndeti i përgjithshëm i trupit tuaj, përfshirë nivelin e stresit, gjendjen emocionale dhe cilësinë e gjumit, mund të ndikojnë në humbjen e peshës. Stresi i lartë dhe mungesa e gjumit rregullt mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve që kontrollojnë urinë dhe metabolizmin, gjë që mund të ndryshojë shpejtësinë e humbjes së peshës
#4: Si përfundim
Nga sa thamë më sipër, trupi është në gjendje të humbasë 3-5 kg në muaj me deficit kalorik dhe stërvitje minimale si ecja e shpejte ose të paktën plotësimi i 10.000 hapave në ditë.
Nëse nuk mundeni të llogaritni vetë kaloritë tuaja në ushqime, mund të abonoheni në programin ushqimor me 1300 kalori duke klikuar butonin.
Comments